Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova – Irlanda dhe Qipro – Monako, gjysmëfinalistët e Kampionatit Evropian U18

  • Kosova – Irlanda dhe Qipro – Monako, gjysmëfinalistët e Kampionatit Evropian U18
27 July 2018

Kosova U18 e ka siguruar një vend në gjysmëfinale të FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C, që është duke u zhvilluar në Prishtinë.

Kosova në luftë për një vend në gjysmëfinale e ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 77:47 në ndeshjen e luajtur të enjten mbrëma.

Në fazën e grupeve Kosova e ka shënuar një fitore ndaj San Marinos dhe një humbje nga Qipro në sekondat e fundit të ndeshjes.

Në gjysmëfinalet që do të zhvillohen të shtunën, Kosova me fillim nga ora 17:00 do të ballafaqohet me Irlandën, e cila në fazën e grupeve nuk e ka regjistruar asnjë humbje, njëjtë si Qipro në grupin tjetër, e cila tani do të përballet në gjysmëfinale me Monakon. Ky takim do të luhet me fillim nga ora 19:30.