Në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe në bashkëpunim me FIBA-n, fundjavën që e lamë pas në Prishtinë është organizuar Kampi Veror për Gjyqtarë në kuadër të projektit FIBA SCOD.
Ky Kamp është udhëhequr nga instruktori i FIBA-s, Gjorgi Piperkov dhe Instruktori Nacional i FBK-së, Faton Kurshumlija.
Në këtë Kamp kanë marr pjesë 12 gjyqtarë, të cilët përveç pjesës teorike, komunikimit dhe kritereve, e kanë kaluar edhe pjesën praktike të mekanikës me tre gjyqtarë si dhe e kanë ndarë drejtësinë në ndeshjet miqësore të Përfaqësueses U-16, ku edhe janë vëzhguar nga instruktorët e lartëpërmendur.
Instruktori i FIBA-s për këtë projekt për Kosovë, Gjorgi Piperkov e ka lavdëruar punën e FBK-së të bërë për këtë Kamp dhe në të njëjtën kohë ka premtuar se raporti i tij do të jetë shumë pozitiv, pasi sipas tij gjithçka në këtë Kamp ka qenë në nivelin e duhur të organizimit.