Basketbollistët e Kerasan Prishtinës janë shpallur kampion të Kosovës në kategorinë U16 pasi në finalen e luajtur në dielën në kryeqytet e kanë mposhtur M Junior me rezultat 90:86 dhe atë vetëm pas dy vazhdimeve të luajtura.
Ndeshja ishte mjaft interesante dhe me plot kthesa në rezultat, e këtë e dëshmon më së miri fakti se është dashur të luhen dy vazhdime për tu përcaktuar fituesi i kësaj ndeshje, por edhe i titullit të kampionit.
Medaljet dhe trofeun për skuadrën fituese i ka ndarë Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së.