Basketbollistet e Kerasan Prishtinës janë shpallur kampione të Kosovës në Ligën Unike të Kadeteve për edicionin 2017/18.
Kerasan Prishtina në finalen e cila është zhvilluar të dielën e ka mposhtur Kastriotin nga Ferizaj me rezultat 88:65.
Kupën kapitenes së Kerasan Prishtinës, Astera Tuhinës ia ka dorëzuar Elvira Dushku, Sekretare e Përgjitshme e FBK-së, derisa medaljet për të dyja ekipet i kanë ndarë anëtarët e Bordit të të FBK-së, Valton Bilalli dhe Learta Berisha.
Në gjysmëfinalet që janë luajtur të shtunën Kerasan Prishtina ka triumfuar ndaj Dritës së Gjilanit, kurse Kastrioti ishte skuadër më e mirë se New Basket nga Prizreni.
Duhet theksuar se vashat e Kerasan Prishtinës e kanë përmbyllur edicionin me dy trofe, pasi krahas titullit javë më parë janë stolisur edhe me trofeun e Kupës së Kosovës, duke e mundur pikërisht në finale Kastriotin.