Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kombëtarja mbërrin në Qipro për dy ndeshjet e fundit përgatitore

  • Kombëtarja mbërrin në Qipro për dy ndeshjet e fundit përgatitore
23 August 2016

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit të përgatitjeve për kualifikime për Eurobasket 2017 në Qipro.

Kombëtarja tashmë ka mbërritur dhe është akomoduar në Nikosia, kurse ndeshjen e parë miqësore do ta zhvillojë në Larnaka.

Edhe pse ishte paraparë që kundërshtar i Kosovës në ndeshjen e parë miqësore të jetë kombëtarja e Katarit, kjo kombëtare është tërhequr nga disa prej ndeshjeve të kalendarit të vet veror për shkak të problemeve me lojtarët që ka synuar ti natyralizojë.

Kosova ndeshjen e parë miqësore do ta zhvillojë me ekipin AEK Larnaca, ekipin që vitin e kaluar ishte kundërshtar i Sigal Prishtinës në FIBA Europe Cup, kurse këtë vit është pjesëmarrës në FIBA Champions League.

Ndeshja zhvillohet sot në ora 18:00 sipas kohës sonë.

Në ndeshjen e dytë Kosova do të luajë me ekipin kombëtar të Qipros. Kjo ndeshje zhvillohet nesër, po ashtu në ora 18:00 sipas kohës sonë.

Kosova i nisë kualifikimet për Eurobasket 2017 më 31 gusht në ndeshjen me Slloveninë që zhvillohet në Lubjanë.