Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, në bazë të nenit 21.1 të Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, shpallë këtë:
KONKURS
PËR ZGJEDHJEN E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË FEDERATËS SË BASKETBOLLIT TË KOSOVËS
Kushtet e përgjithshme të përzgjedhjes
Kandidatët potencialë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Basketbollit të Kosovës duhet t'i plotësojnë kriteret minimale të përzgjedhjes në vijim:
- Të ketë së paku 3 vite përvojë në pozita udhëheqëse në institucione sportive.
- Të ketë njohuri të thukëta për sportin e basketbollit dhe menaxhmentin sportiv.
- Të jetë personalitet i shquar në sferën e basketbollit.
- Të njohë shkëlqyeshëm gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.
- Të ketë njohuri të shkëlqyeshme në punën me aplikacionet e MS Office dhe komunikim elektronik.
- Të jetë i gatshëm për të punuar jashtë orarit të punës dhe fundjavave, në rast të nevojës.
Përveç kritereve të mësipërme të përzgjedhjes, Bordi i Federatës së Basketbollit do t'i shqyrtojë me prioritet të gjithë kandidatët që kanë përgatitje profesionale superiore, që njohin gjuhë tjera të huaja dhe dëshmojnë përvojë si lojtarë aktivë në sportin e basketbollit.
Informata për kandidatët
Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar që t'i dorëzojnë biografitë e tyre, të përcjella me një letër motivimi deri më 22 gusht 2014, në ora 16:00, në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës, apo të njëjtat t'i dërgojnë përmes postës elektronike në adresën info@basketbolli.com, me titullin KONKURSI PËR POSTIN E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM.
Federata e Basketbollit të Kosovës është organizatë që inkurajon punësimin e të gjitha gjinive dhe komuniteteve.