Fondacioni Ndërkombëtar i Basketbollit (IBF), që është në krye të shumë projekteve humanitare, sociale dhe edukative në kuadër të FIBA-s në të gjithë botën, ka një mision për të ruajtur historinë e basketbollit dhe gjurmët e zhvillimit të saj.
FIBA këtë vit për herë të tretë organizon konkursin për zgjedhjen e fotografive më të mira në bashkëpunim me Fondacionin Ndërkombëtar të Basketbollit (IBF), ndërsa qëllimi i këtij konkursi është, tema e të cilit është "Si e ndryshon jetën sporti i basketbollit", është zhvillimi i kulturës së basketbollit nëpër botë.
Afati i fundit për dërgimin e fotografive është 30 Prill 2019, ndërsa 40 fotografitë më të mira do të ekspozohen në Shtëpinë e Basketbollit në Gjenevë nga qershori deri në tetor të këtij viti. Një juri e vecantë do të vendos për 10 fotot më të mira.
Në këtë konkurs mund të marrin pjesë të gjithë adhuruesit e basketbollit, ndërsa më shumë informata dhe një galeri të tërë me fotografi mund ta shikoni në këtë link: https://photocontest.fiba.basketball/en/