Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova e nisi me fitore FIBA Kampionatin Evropian U18

  • Kosova e nisi me fitore FIBA Kampionatin Evropian U18
23 July 2018

Përfaqësuesja U18 e Kosovës ka startuar me fitore në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni C që ka filluar më 22 dhe do të përfundoj më 29 korrik në Prishtinë.

Kosova U18 të dielën e ka mposhtur San Marinon me rezultat 89:56 në ndeshje të dominuar nga basketbollistët tanë, të cilët janë ndër favoritët kryesor për të triumfuar në këtë Kampionat.

Ndeshja ishte e baraspeshuar vetëm në minutat e parë të cerekut të parë, ndërsa më pas ishin basketbollistët tanë ata që e diktuan ritmin e lojës dhe kështu në fund triumfuan me 33 pikë epërsi.

Para ndeshjes San Marino – Kosova është bërë hapja solemne e FIBA U18 Kampionatit Evropian, në të cilën fjalën e rastit e kanë pasur numri një i FBK-së, Arben Fetahu dhe përfaqësuesi i FIBA-s, Ulf Ohrman, ku ky i fundit e bëri edhe zyrtarisht hapjen e Kampionatit.

Ndërkaq në ditën e diel kanë qenë në program edhe tri ndeshje të tjera, ku Qipro e ka mposhtur Gjibraltarin, Irlanda ka triumfuar ndaj Maltës, dhe Monako ishte skuadër më e mirë se Armenia.

Duhet theksuar se ndeshjen e radhës Kosova do ta luaj të mërkurën kundër Qipros me fillim nga ora 19:30.