Përfaqësuesja U-16 e Kosovës është mposhtur të enjten nga Sllovakia me rezultat 61:50 (6:14, 20:9, 25:19, 10:8) në kuadër të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.
Basketbollistët tanë e kanë nisur mjaft mirë ndeshjen, e këtë më së miri e dëshmon edhe rezultati në çerekun e parë me shifrat 14:6 në favor të skuadrës sonë, por më pas sllovakët këndellen dhe kështu nga çereku i dytë arrijnë që dalëngadalë së pari të kalojnë në epërsi dhe më pas edhe ta kontrollojnë atë mjaft mirë deri në fund.
Kosova U-16 të premten me fillim nga ora 12:45 do të ballafaqohet me Maqedoninë, ku të dy këto skuadra do të luftojnë për njërën nga pozitat prej 13 deri në 16 të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni B.