Basketbollistet e Përfaqësueses U-16 të shtunën kanë triumfuar në ballafaqim me rivalet e tyre nga Principata e Monakos.
Përfaqësuesja jonë e ka fituar këtë ndeshje me rezultat të thellë 108:56 (29:14, 32:11, 22:18, 25:13).
Basketbollistja më efikase në radhët e Kosovës U-16 ishte Agnesa Rrahmani me 34 pikë e 6 kërcime, kurse te Principata e Monakos më e dalluara ishte Hermance Marti me 19 pikë, 10 kërcime, 5 asistime e 5 topa të vjedhur.
Të dielën Përfaqësuesja jonë e mbyll aventurën e saj në Kampionatin Evropian U-16 që është duke u zhvilluar në Gjibraltar, ku do të ballafaqohet me nikoqirin në luftë për pozitat 5 deri në 7.