Përfaqësuesja U-16 e Kosovës sot ka triumfuar ndaj Luksemburgut me rezultat 61:51 (11:17, 18:8, 13:17, 19:19) në kuadër të Grupit D të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.
Djelmoshat tanë edhe në dy ndeshjet e para, kundër Portugalisë dhe Maqedonisë ishin shumë pranë fitores, por mungesa e përvojës, por edhe fati nuk ishte në anën e tyre dhe kështu në sekondat e fundit iu ka ikur fitorja nga duart.
Megjithatë në përballje me Luksemburgun të pëzgjedhurit e trajnerit Ibrahim Karabeg ishin më të vendosur dhe në fund ia dolën të shënojnë fitoren e parë në kuadër të kësaj gare.
Në tre çerekët e parë ndeshja ishte e barabartë, derisa në çerekun e katërt Kosova ia doli të krijojë epërsi prej 13 pikëve, derisa në anën tjetër mbrojtja ishte në nivelin e duhur dhe kjo bëri që djelmoshat tanë nga ky takim të dalin fitues.
Përfaqësuesja jonë ndeshjen e radhës në do ta zhvillojë të hënën kundër Britanisë së Madhe me fillim nga ora 19:30.