Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova U-16 e nis me këmbë të mbarë Kampionatin Evropian, Divizioni C në Andorra

  • Kosova U-16 e nis me këmbë të  mbarë Kampionatin Evropian, Divizioni C në Andorra
18 July 2016

Përfaqësuesja U-16 e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka nisur me këmbë të mbarë Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C që do të zhvillohet në Andorra prej 18 deri më 23 korrik.

Kosova U-16 të hënën mbrëma e ka mposhtur Uellsin me rezultat të ngushtë 42:40 (5:12, 19:7, 8:3, 10:18).

Basketbollistet e reja kosovare në cerekun e parë nuk ishin në nivelin e duhur, kjo edhe për shkak të emocioneve të mëdha, duke u nisur  nga fakti se kjo është hera e parë që po e përjetojnë pjesëmarrjen në një garë të nivelit të tillë, por edhe për shkak të mungesës së përvojës. Megjithatë në cerekun e dytë vashat e udhëhequra nga Fidan Shatri u konsoliduan dhe kështu në dhjetëminutëshin e dytë i shënuan 19 pikë, derisa kundërshtarin e lejuan të realizoj jo më shumë se 7 pikë. Në cerekun e tretë u zhvillua një lojë më e zbehtë sa i përket pikëve, por edhe kjo pjesë e lojës i takoi vashave kosovare 8:3. Në cerekun e katërt, atëherë edhe kur u prit që Kosova të vazhdoj me të njëjtin ritëm, Uellsi kthehet në lojë dhe dalëngadalë arrin ta zvogëlojë epërsinë ndaj ekipit tonë, ndërsa në castet e fundit edhe t’ia rrezikojë fitoren. Por në momentet vendimtare Kosova arriti ta ruaj gjakftohtësinë dhe kështu iu gëzua fitores në hapje të Kampionatit Evropian, Divizioni C në Andorra.

Të martën Kosova me fillim nga ora 15:30 e pret Maltën.