Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kosova U-16 humbi nga Portugalia me një pikë dallim, sot përballë Maqedonisë

  • Kosova U-16 humbi nga Portugalia me një pikë dallim, sot përballë Maqedonisë
11 August 2017

Basketbollistët e Përfaqësueses U-16 të Kosovës kanë pësuar humbje me rezultat të ngushtë nga Portugalia me 65:64 në ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni B që ka nisur më 10 dhe do të përfundoj më 19 gusht në Sofje të Bullgarisë.  

Basketbollistët tanë nuk e nisën mirë ndeshjen kundër portugezëve dhe kjo bëri që pas 20 minutave lojë rezultati në semafor të shënonte 33:22.  

Megjithatë në pjesën e dytë Kosova e tregoi një fytyrë krejt tjetër duke bërë kthesë në rezultat, ndërsa ishte edhe shumë afër për ta fituar krejt ndeshjen, por nuk ia doli dhe kështu humbi me një pikë dallim.  

Më i dalluari te Përfaqësuesja jonë ishte Erhan Sholla me 29 pikë e 17 kërcime, kurse te Portugalia më efikasi ishte Hugo Ferreira me 11 pikë e 3 asistime.  Kosova ndeshjen e radhës do ta luaj të premten kundër Maqedonisë me fillim nga ora 12:45.