Përfaqësuesja U-16 e Kosovës në konkurrencën e femrave është mposhtur të premten në gjysmëfinale nga Andorra me rezultat 59:32(12:11, 21:8, 12:6, 14:7) në Kampionatin Evropian, Divizioni C që është duke u zhvilluar pikërisht në Andorra.
Basketbollistet e reja kosovare ia dolën që të mbahen vetëm në dhjetë minutat e para të takimit, pasi më pas ishin nikoqiret ato që e morën lojën në kontroll dhe kështu e diktuan ritmin që nga çereku i dytë e deri në përmbyllje të ndeshjes.
Kosova për medaljen e bronztë do të luftoj të shtunën kundër Maltës me fillim nga ora 15:30. Kosovaret ditë më parë e kanë mposhtur këtë Përfaqësuese vetëm pas vazhdimeve me ç’rast edhe e patën siguruar një vend në gjysmëfinale.