Përfaqësuesja U-16 e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka përmbyllur aventurën e saj në Kampionatin Evropian U-16 që është mbajtur prej 25 deri më 30 korrik 2017 në Gjibraltar me fitore.
Basketbollistet e reja kosovare të dielën e kanë mposhtur nikoqirin Gjibraltarin me rezultat 95:44 dhe kështu e kanë përmbyllur këtë garë në pozitën e pestë.
Duhet theksuar se basketbollistja e Përfaqësueses U-16 e Kosovës, Agnesa Rrahmani ka zënë vend në Pesëshen më të Mirë të Kampionatit Evropian U-16.