10 August 2017
Përfaqësuesja U-16 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve sot me fillim nga ora 15:00 do të përballet me Portugalinë në kuadër të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni B që ka filluar më 10 dhe do të përfundoj më 19 gusht.
Kosova është pjesë e Grupit D të Kampionatit Evropian U-16, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë, së bashku me Gjeorgjinë, Britaninë e Madhe, Luksemburgun, Maqedoninë dhe Portugalinë.