Përfaqësuesja U-16 e Kosovës në konkurrencën e femrave të enjten mbrëma është mposhtur nga Maqedonia U-16 me rezultat 85:67 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Të përzgjedhurat e trajnerit Muhammed Thaçi u munduan maksimalisht t’u rezistojnë rivaleve të tyre në këtë ndeshje, por ishte e pamundur të bëjnë diçka më shumë duke marr parasysh përvojën e maqedonaseve në gara zyrtare të FIBA-s tash e sa vjet.
Maqedonia U-16 bën gara në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B, pra një nivel më lartë se Kosova U-16, e cila bën gara në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C, garë kjo që prej 25 deri më 30 korrik 2017 do të zhvillohet në Gjibraltar.
Kosova është në Grupin A së bashku me Gjeorgjinë dhe Maltën.