Përfaqësuesja U20 e Kosovës ka pësuar disfatë nga Finlanda në kuadër të Grupit D të FIBA U20 Kampionatit Evropian që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 84:45 (23:8, 14:8, 21:13, 26:18).
Kjo ishte disfata e dytë radhazi e Kosovës në kuadër të këtij Kampionati, pasi që të premten basketbollistët tanë kanë regjistruar humbje pas vazhdimeve nga Gjeorgjia.
Ndërkaq ndeshjen e radhës Kosova U20 e ka në program në ditën e martë kundër Portugalisë me fillim nga ora 19:30.