Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Kryendeshja në “Minatori” i takoi Sigal Prishtinës

  • Kryendeshja në “Minatori” i takoi Sigal Prishtinës
4 February 2018

Sigal Prishtina ka triumfuar të shtunën mbrëma në palestrën "Minatori" në Mitrovicë në kryendeshjen e xhiros së XVIII të IP Superligës së Kosovës në basketboll.

Takimi i luajtur në prani të 2000 shikuesve ka përfunduar me shifrat 64:69 në favor të bardhekaltërve.

Ishin mysafirët ata që dominuan në dy çerekët e parë, por më pas në dhjetëminutëshin e tretë nikoqirët këndellën dhe kështu në çerekun e fundit takimi ishte mjaft dramatik, por që në fund ishin prishtinasit ata që ia dolën të shënojnë fitore dhe kështu vazhdojnë të mbesin si skuadra e vetme e pampshtur në elitën e basketbollit kosovar.

Te Sigal Prishtina ka shkëlqyer kapiteni, Edmond Azemi, i cili në momentet vendimtare të ndeshjes, e mori përgjegjësinë dhe kështu me qetësi e udhëhoqi ekipin drejt fitores së 18-të radhazi në IP Superligë.

Edo e ka përmbyllur takimin me 25 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, kurse Fisnik Rugova ka shtuar 19 pikë e 17 kërcime dhe Alban Veseli kontribuoi me 12 pikë, 8 kërcime e 4 asistime. 

Në anën tjetër te Trepça më të dalluarit ishin Samir Zekiqi me 22 pikë e 7 kërcime dhe Jordan Reed me 13 pikë e 10 kërcime.