Në ceremoninë e zhvilluar në Pragë, FIBA kishte përzgjedhur Kryetarin e FBK-së Erolld Belegun ndër zyrtarët e federatave kombëtare prezente për të asistuar në procedurën e shortit.
Në këtë mënyrë zyrtarët e FIBA Evropës edhe nj herë kanë shprehur respektin që e kanë për Kryetarin Belegu dhe për FBK-në duke mundësuar një nder të tillë për herë të parë në ceremoni të nivelit të këtillë.
Në ceremoninë e hedhjes së shortit përveç zyrtarëve më të lartë të FIBA Evropës kanë marrë pjesë edhe krerët e 35 federatave evropiane.
Delegacioni i FBK-së, i prirë nga Kryetari Erolld Belegu në margjinat e kësaj ngjarjeje ka zhvilluar takime dhe biseda konstruktive me Kryetarin e FIBA Evropës Turgay Demirel, Drejtorin Ekzekutiv të FIBA Evrops Kamil Novak dhe zyrtarë të federatave kombëtare, me të cilët kryesisht u bisedua për aranzhimet e
mundshme të ndeshjeve miqësore dhe turneve përgatitorë për vitin e ardhshëm.