30 June 2018
Faton Kurshumlija nga Kosova më 1 korrik 2018 do të jetë Komisioner në ndeshjen e Dritares së Tretë të FIBA EuroBasket 2021 Pre-Qualifiers që do të zhvillohet në Tiranë ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Danimarkës.
Ndeshja do të luhet në palestrën e sportit "Feti Borova" në Tiranë me fillim nga ora 19:00, kurse drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajnë Zoran Mitrovski, Alakbar Hasanov, Milosav Kaludjerovic.