Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Laurant Ibrahimi: Edhe pak kohë të rikthehemi, stërvituni në shtëpi

  • Laurant Ibrahimi: Edhe pak kohë të rikthehemi, stërvituni në shtëpi
  • Laurant Ibrahimi: Edhe pak kohë të rikthehemi, stërvituni në shtëpi
29 May 2020

Situata me pandeminë Covid-19 në Kosovë ka filluar të stabilizohet, derisa shumë shpejt klubet e basketbollit mund të rikthehen në stërvitje.

Trajnerët vazhdimisht kanë bërë thirrje që lojtarët të stërviten në shtëpi, sepse kjo është shumë e rëndësishme për formën e tyre.

Kështu porositi edhe trajneri i ri gjilanas, Laurant Ibrahimi.

“Përshëndetje. Shpresoj të jeni të gjithë mirë me shëndet. E di se kjo periudhë ka qenë e vështirë për lojtarët, trajnerët dhe basketbollin. Por, edhe këtë sfidë së bashku mund ta kalojmë.

Ju këshilloj që t’iu përmbaheni këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe gjithashtu të ushtroni sa më shumë në shtëpitë e juaja, që të mbani formën tuaj në këtë kohë që na ka mbetur, deri në rikthim. Shpresoj se, do të rikthehemi edhe më fuqishëm në basketbollin tonë të dashur”, deklaroi Ibrahimi, me anë të një video mesazhi për faqen zyrtare të FBK-së.