Lipjani ka triumfuar në ndeshjen e parë finale të play-offit në Ligën e Parë të Meshkujve në përballje me Kalajën dhe kështu e ka bërë një hap para në luftë për titullin e kampionit në këtë kategori.
Takimi i luajtur në Lipjan ka përfunduar me rezultat 76:71
Ndërkaq ndeshja e dytë finale do të luhet të mërkurën me fillim nga ora 19:15 në palestrën e sportit "Sezai Surroi" në Prizren, ku Kalaja është nikoqir i Lipjanit.
Kampion i Ligës së Parë të Meshkujve do të shpallet ekipi, i cili në njërën ndeshje shënon fitore me më shumë pikë, ose pëson humbje me më pak pikë se sa që ka fituar ndeshjen e parë.