Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Luksemburgu mposht Sllovakinë, gjithçka e hapur në Grupin B

  • Luksemburgu mposht Sllovakinë, gjithçka e hapur në Grupin B
28 November 2020

Luksemburgu e ka mundur Sllovakinë me rezultat 77:73, në Grupin B, të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023, ku në këtë grup bëjnë pjesë edhe Kosova dhe Islanda.

Takimi është zhvilluar në Bratislavë dhe në Grupin B, gjithçka është e hapur.

Islanda ka shtatë pikë pas katër ndeshjeve, Sllovakia dhe Kosova nga gjashtë dhe Luksemburgu pesë. Kujtojmë se dy vendet e para kualifikohen tutje.

Kosova ndeshjet e fundit në grup do t’i ketë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, ku do të përballet me Luksemburgun dhe Sllovakinë.

Sllovakia do të ndeshet me Islandën, derisa takimi tjetër është Luksemburgu-Islanda.

Nëse Dardanët shënojnë dy fitore, atëherë kualifikohen tutje.