M Junior nga Prishtina është kampione e Kosovës për grupmoshën U-14 për edicionin 2016/17.
M Junior në dy ndeshjet finale ka triumfuar ndaj Kerasan Prishtinës. Në takimin e parë të luajtur në fundjavën që e lamë pas, M Junior ka shënuar fitore me rezultat 40:30, kurse në ndeshjen e dytë të luajtur të premten në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, M Junior e mposhti Kerasan Prishtinën me shifrat 51:43 dhe kështu u shpall kampione e Kosovës e kësaj grupmoshe.
Medaljet ekipeve finaliste ia ndanë u.d. Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Komesari i Garave, Faton Kurshumlija.
Ndërkaq kupën kapitenit të skuadrës fituese, Bledar Thaqit ia ka dorëzuar Dushku.