Në fundjavë ka nisur Superliga në konkurrencën e femrave, ku janë zhvilluar dy ndeshje, derisa takimi Bashkimi-Trepça do të zhvillohet të mërkurën.
Mabetex Prishtina mundi në udhëtim Vëllaznimin me rezultat 51:93 (12:27, 2:23, 16:20, 21:23).
Prishtina ka dominuar nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Rina Hoda u dallua te skuadra kuqezi me 18 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime.
Te Prishtina më e mira ishte Enisa Kamerolli me treshifror të dyfishtë, 21 pikë, 11 kërcime dhe 13 asistime. Ndërkohë, pikë dyshifrore shënuan edhe Besjana Martinaj 16, Diellza Dekaj 15, Tokjona Rexhaj 14 pikë e 16 kërcime, si dhe Tringa Ukaj me 12 pikë e tetë kërcime.
Penza ka mundur Kastriotin në udhëtim me rezultat 46:64 (13:18, 11:16, 10:16, 12:14).
Kjo ishte fitorja e parë për vashat pejane, derisa humbja e parë për vashat ferizajase. Te vendëset u dallua Agnesa Rrahmani me 29 pikë, derisa te mysafiret Valbona Bytyqi me 24 pikë, 13 kërcime dhe gjashtë asistime.