Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Marmarinos: S’ka ndeshje të lehta, japim 100 % nga vetja

  • Marmarinos: S’ka ndeshje të lehta, japim 100 % nga vetja
21 November 2020

Basketbollistët e Kosovës po vazhdojnë përgatitjet para udhëtimit në Bratisllavë, ku do të zhvillojnë dy ndeshjet në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Dardanët janë të karantinuar për shkak të situatës me pandeminë. Stërvitjet po udhëhiqen nga përzgjedhësi Christos Marmarinos.

Ai ka folur për rrjedhën e përgatitjeve. “Stërvitjet po shkojnë shumë mirë. Pandemia na ka shkaktuar probleme sikur çdo ekipi tjetër dhe po mundohemi të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi duke bërë planet për ndeshjet ndaj Sllovakisë dhe Islandës dhe do të mundohemi që këto plane t’i zbatojmë”, është shprehur Marmarinos për faqen zyrtare të FBK-së.

Kosova më 26 nëntor do të ndeshet me Sllovakinë, kurse dy ditë më pas me Islandën.

“Do të jenë ndeshje të vështira. Në garat ndërkombëtare nuk ka ndeshje të lehta. Nuk presim ndeshje të lehta. Sllovakia ka gjatësi më të madhe se ne, por duhet të adapaktohemi dhe të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne kemi mundur Islandën një herë dhe sigurisht se mund ta bëjmë përsëri nëse jemi të fokusuar maksimalisht. Sigurisht se ajo që mund të garantojmë është angazhimi ynë maksimal”, ka shtuar tutje përzgjedhësi i Kosovës.

Kosova nga dy ndeshje, ka shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun për të qenë lidere e grupit, kurse në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.