Më 11 dhe 12 korrik në sallën e Sporteve të Fakultetit Shkencave Sportive në Prishtinë është mbajtur Kampi i Gjyqtarëve Perspektivë të cilët që nga fillimi i edicionit 2020-2021 dhe do të jenë pjesë e listës perspektive (pjesëtare të listës B dhe pjesëtarë të avancuar nga lista C në listën B). Të njëjtit sipas paraqitjes, qasjes së tyre dhe punës ekipore do të jenë të nominuar në ndeshjet e Ligës së Parë, si ligë zhvilluese për gjyqtarët perspektivë dhe sipas avancimit edhe në ndeshjet e Superligës.
Organizimi i Kampit të gjyqtarëve perspektivë ka pasur efektin shumë pozitiv, pasi që është mbajtur në një ambient shumë të mirë duke na ofruar të gjitha kushtet në sallën e sportit për punën praktike, si dhe pajisjet tjera përcjellëse të siguruara nga FBK-ja, ka njoftuar FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve, Faton Kurshumlija.
“Të gjithë gjyqtarët kanë treguar një disiplinë personale dhe grupore, duke qenë aktiv gjatë punës të cilën e kam udhëhequr së bashku me asistentët e nominuar nga SHGJFBK-ja, duke komunikuar në mënyrën më të mirë dhe duke parashtruar pyetje nga IOT (Individual Officiating Technique) dhe mekanika 3 PO si pjesë kryesore e këtij kampi”, shtoi tutje Kurshmulja.
Pjesëmarrës kanë qenë 13 gjyqtarë, si dhe 2 gjyqtarë nga SHGJFBK-ja kanë asistuar në punën e FIBA Instruktorit Nacional të Gjyqtarëve.
Të gjithë pjesëmarrësit kanë respektuar distancën dhe rekomandimet të Ministrisë së Shëndetësisë, kurse FBK-ja ka siguruar mjetet higjienike dhe ushqimin.
Në këtë Kamp pjesëmarrës ishin gjyqtarët: Anjesa Haziraj, Arlind Vitija, Arian Kurtalani, Ardi Haxhiajdini, Artur Dauti, Blendi Spahija, Petrit Emra, Molos Morina, Rrezon Korqa, Lorena Haxha, Aron Laja, Almir Kryeziu dhe Besim Vitaku.