Menjëherë pas ndeshjeve të fundjavës, në mesjavë do të luhet xhiroja e 24-të e Superligës së Kosovës në basketboll dhe do t’i sjell dy derbi.
Ponte Prizreni – Bashkimi është dueli me të cilin nis xhiroja e XXIV në Superligën e Kosovës në basketboll, i cili do të zhvillohet të mërkuren me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Të enjten do të zhvillohet një tjetër ndeshje interesante, në mes Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma”, kurse Z Mobile Prishtina është nikoqir i AFK Borea-s, takim ky që luhet të mërkuren duke filluar nga ora 19:00.
Ndeshja e fundit e xhiros luhet në Mitrovicë, ky Trepça e pret Lipjanin.
Pas 23 xhirove të luajtura në elitën e basketbollit kosovar, Prishtina kryeson në renditjen tabelare me 46 pikë, e ndjekur nga Golden Eagle Ylli, Rahoveci dhe Ponte Prizreni.