Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Mijoviq: Duam të tregojmë që mund të aplikojmë basketboll të mirë kundër ekipeve të forta

  • Mijoviq: Duam të tregojmë që mund të aplikojmë basketboll të mirë kundër ekipeve të forta
18 October 2016

Sigal Prishtina të mërkurën është mysafire e ekipit turk Demir Insaat  në Stamboll në ndeshjen që do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në kuadër të Grupi H në FIBA Europe Cup. Në elitën e basketbollit turk skuadra e Demir Insaat ka regjistruar dy fitore rresht në edicionin e ri, ndaj Tranzonspor-it dhe Best Balikesir. Në anën tjetër Prishtina në dy ndeshje të Superligës së Kosovës ka regjistruar po aq disfata, nga Bashkimi dhe Peja, derisa e ka edhe një humbje të realizuar në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) nga Beroe në Stara Zagora të Bullgarisë.

Për bardhekaltrit ky është edicioni i dytë me radhë që garojnë në këtë garë, ndërsa bëjnë gara në Grupin H së bashku me Demir Insaat nga Turqia, Rilski Sportist nga Bullgaria dhe Enisey nga Rusia.

Petar Mijoviq, trajner i Sigal Prishtinës:

“Luajmë kundër një klubi jashtëzakonisht të fortë dhe dëshmia më e mirë është fitorja e tyre kundër Trabzon-it në elitën e basketbollit turk me 30 pikë dallim. Ne do të mundohemi që të lëmë një përshtypje sa më të mirë në këtë përballje dhe me lojë të mirë të paralajmërojmë daljen nga kriza. Nëçdo ndeshje të këtij grupi ne do të futemi më dëshirën e madhe për tëfituar. Nuk do të jetë lehtë, por duam të tregojmë që mund tëaplikojmë basketboll të mirë kundër ekipeve të forta si Demir IBBdhe Enisey që me buxhet janë shumë përpara nesh".