Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

MKRS-së mbështetë FBK-në me 210 mijë euro

  • MKRS-së mbështetë FBK-në me 210 mijë euro
14 April 2017

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës (MKRS) dhe Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) të enjten kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të mbështetjes financiare për arritjen e objektivave dhe synimeve të federatës për vitin 2017. MKRS ka vendosur që FBK-në ta mbështet me 210 mijë euro.

Memorandumin e Bashkëpunimit e kanë nënshkruar sekretari i MRKS-së, Veton Firzi dhe kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, në prani të ministrit, Kujtim Shala dhe zyrtarëve të tjerë sit ë FBK-së ashtu edhe të Ministrisë së Sportit.

Duhet theksuar se sivjet FBK ka në programin e saj aktivitete të shumta, si në nivelin vendor ashtu edhe atë ndërkombëtar, duke përfshirë këtu edhe paraqitet në gara zyrtare të FIBA-s me ekipe kombëtare të kategorive të reja dhe seniorëve, andaj shuma e lartëpërmendur e ndarë nga MKRS do të jetë ndihmesë e madhe që FBK ta ekzekutojë planin e saj të veprimit për vitin 2017.