Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Nakiç: Basketbolli kosovar po shkon në rrugën e duhur

  • Nakiç: Basketbolli kosovar po shkon në rrugën e duhur
23 February 2016

Davorin Nakiç, shef i Departamentit të Gjyqtarëve në FIBA Europe në fundjavën që e lamë pas ka qëndruar në Prishtinë, së bashku me Gjorgi Piperkov, instruktor i FIBA-s.  Nakiç dhe Piperkov kanë ligjëruar në Klinikën për Gjyqtarët Kandidatë Potencial (Nacional) për thirrje të FIBA-s.

Nakiç pas përfundimit të Klinikës për uebsajtin zyrtar të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka folur për ecurinë e këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm për gjyqtarët.

“E kam thënë edhe para fillimit të Klinikës se ky është një edukim për gjyqtarët e rinj dhe nuk është një kualifikim për licencë të FIBA-s. Pjesë e kësaj Klinike kanë qenë tri shtete, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Pas kësaj Klinike këta gjyqtarë të rinj do të jenë vazhdimisht në monitorim të FIBA-s në ndeshjet e kampionateve të tyre vendore dhe ka gjasa që disa prej tyre në vitin 2017 të bëhen gjyqtarë të rinj ndërkombëtar, por për të arritur deri aty duhet shumë punë. Fakti që këta kanë qenë pjesë e kësaj Klinike nuk i garanton  ata se do të bëhen gjyqtarë ndërkombëtar, por janë puna, përkushtimi dhe vullneti i tyre ato që ua sigurojnë një gjë të tillë”, është shprehur Nakiç për të shtuar: “E rëndësishme është se ka filluar ky proces dhe se tani do të vazhdoj. Këta gjyqtarë që ishin pjesë e Klinikës përveç që do të monitorohen nga FIBA, ata gjithashtu do të ftohen në Klinika të tjera jashtë Kosovës në mënyrë që të jenë vazhdimisht në proces të punës, krahas ndarjes së drejtësisë në kampionatet e shteteve të tyre. Unë me të vërtetë jam i kënaqur me gjithë punën që është bërë gjatë këtyre tre ditëve. Duhet ta theksoj se organizimi i Klinikës nga ana e Federatës ka qenë në nivel të lartë dhe kjo e ka bërë edhe më të lehtë rrjedhën e këtij aktiviteti. Unë jam shumë i kënaqur me gjithë atë që është bërë për këto katër ditë”.

Për fund Nakiç e ka dhënë edhe një mendim për basketbollin kosovar: “Unë kam pasur rastin t’i shikoj 9 ndeshje, prej tyre të Superligës, Ligës së Parë, Juniorëve dhe të Ligës së Femrave. Mund të them se kam parë basketbollistë dhe basketbolliste të talentuara. E kam vërejtur se është punuar edhe nga ana e trajnerëve dhe kjo është shumë e rëndësishme. Të gjithë e dimë se në Superligë rëndësi të madhe i kushtojnë përforcimeve nga jashtë vendi dhe kjo nuk ndodh vetëm në Kosovë, por në çdo shtet, mirëpo këtu kam parë dëshirë dhe vullnet për punë, andaj mendoj se basketbolli kosovar po shkon në rrugë të mirë dhe vetëm duhet vazhduar me këtë ritëm”.

Duhet theksuar se kjo ishte hera e parë që është organizuar një Klinikë e këtij niveli në Kosovë, ndërsa Klinika është ndarë në tri pjesë: teori, testime dhe praktikë.

Ligjëratat janë mbajtur në hotel “Emerald” në Prishtinë, kurse testimet dhe ndeshjet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, si dhe në Kolegjin ISP në Marigona Residence.

Gjyqtarët kandidatë potencial të FBK-së që kanë marr pjesë në këtë Klinikë janë: Daut Mehmeti, Xhelal Mumini, Elion Obërtinca, Dardan Maxhuni, Blendi Fejza, Ngadhnjim Shabani, derisa kanë marr pjesë edhe tre kandidatë të tjerë, dy nga Shqipëria dhe një nga Maqedonia, si dhe instruktori nacional i FBK-së, Faton Kurshumlija.