15 November 2013
Skuadra e RTV 21, ka paraqitur për regjistrim në FBK dy basketbollistë të huaj. Fjala është për amerikanin Jeremy Price dhe senegalezin Dia Papa.
Dyshja në fjalë do të ketë të drejtë loje në xhiron e radhës pas kompletimit të dokumentacionit konform nenit 47, alineja 2, e Rregullores për regjistrimin në FBK dhe kryerjes së obligimeve financiare.
Regjistrimi i këtyre basketbollistëve ka bërë që dyshja John Pack dhe Tray Hampton, të ç'regjistrohen dhe të lirohen nga klubi.