Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Ndërroi jetë punëtori i madh i basketbollit, Tajar Rifati

  • Ndërroi jetë punëtori i madh i basketbollit, Tajar Rifati
31 March 2016

Në moshën 64 vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër vdiç Tajar Rifati, kontribues shumëvjeçar në basketbollin e Kosovës në forma dhe poste të ndryshme.

Tajar Rifati ka qenë basketbollist i Bashkimit, kurse në opinionin kosovar e më gjerë është njohur si gjyqtar i basketbollit dhe ka bartë thirrjen gjyqtar federativ në ish-Jugosllavi.

Tajar Rifati më 1991 ka qenë një prej themeluesve të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe një prej iniciatorëve të pavarësimit të basketbollit të Kosovës nga basketbolli jugosllav.

Rifatit po ashtu i takoi që të jetë gjyqtar i ndeshjes së parë të Kampionatit të parë të Republikës së Kosovës, më 1991 ndërmjet Yllit dhe Besianës.

Për shumë vite, deri më 2010, ka shërbyer si Komesar i Garave dhe vëzhgues i ndeshjeve.