Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Në Ditën e Pavarësisë, fillon misioni i kualifikimeve

  • Në Ditën e Pavarësisë, fillon misioni i kualifikimeve
17 February 2020

Basketbollistët e Kosovës Ditën e Pavarësisë e kanë festuar, duke u përgatitur maksimalisht për dy ndeshjet para-kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023.

Ashtu siç ishte paraparë, përgatitjet filluan të hënën nga ora 10:00 dhe do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, derisa ndeshja e parë e Kosovës është ndaj Islandës më 20 shkurt në Prishtinë, kurse më 23 shkurt, Dardanët janë mysafirë të Luksemburgut.

Atmosfera në ekipin e Kosovës ishte shumë e mirë dhe lojtarët do të japin 100 % nga vetja, si në stërvitje, ashtu edhe në parket për Kosovën.

Stërvitja e së hënës ishte e para për përzgjedhësin e ri të Kosovës, Christos Marmarinos. “Kemi filluar mirë stërvitjet dhe do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë, pasi nuk kemi shumë kohë. Synimet janë të fitojmë.  Atmosfera në ekip është shumë e mirë. 17 Shkurti është ditë e rëndësishme për Kosovën. Është e rëndësishme që lojtarët që bartin fanellën e Kosovës të përfaqësojnë sa më mirë shtetin në garat ndërkombëtare”, deklaroi përzgjedhësi i Kosovës pas stërvitjes së parë.

Optimist në stërvitjen e parë ishte edhe Drilon Hajrizi. “Hymë në këtë stërvitje pas angazhimeve me skuadrat gjatë Final 8. Besoj se do të angazhohemi maksimalisht. Kemi një ekip të mirë për të pasur sukses. Me punën që do të bëjmë shpresoj shumë se do të tregojmë lojëra të mira”, u shpreh Hajrizi.

Basketbollisti Erjon Kastrati foli gjithashtu pas stërvitjes së parë. “Fillimisht dua të them se kam nderin dhe kënaqësinë që jam i ftuar në Kombëtaren e Kosovës. Stërvitja e parë ishte për tu njohur më shumë se si do të luajmë dhe në stërvitjet e ardhshme besoj se do të rritet intensisteti. Siç ka thënë trajneri duhet të mundohemi të fitojmë në çdo ndeshje. Do të japim më të mirën nga vetja jonë në këto ndeshje”, theksoi Kastrati.