Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes FBK-së dhe SHGSK-së

  • Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes FBK-së dhe SHGSK-së

27 December 2019

Të premten në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit me Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK).  

Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe kryetari i SHGSK-së, Edmond Thaqi. 

Fetahu është shprehur i gatshëm të ndihmojë Shoqatën dhe gazetarët në çfarëdo forme që është e mundur, derisa FBK-ja mbetet e përkushtuar të jetë sa më afër mediave. 

Në anën tjetër, i kënaqur me nënshkrimin e marrëveshjes ishte edhe Thaqi, i cili shtoi se, është kënaqësi që kanë bashkëpunime të ngushta me federatat sportive në Kosovë, veçanërisht me FBK-në. 

Një nga pikat e marrëveshjes është edhe udhëtimi i gazetarëve kur Kombëtarja e Kosovës luan si mysafir.  

Për këtë, të dyja palët janë shprehur të kënaqur, me shpresë se bashkëpunimi do të thellohet më shumë.  

Federata e Basketbollit e Kosovës gjithmonë ka qenë afër mediave dhe kërkesave të gazetarëve sportivë në vend, duke i informuar për të gjitha aktivitetet që zhvillon. FBK-ja njëkohësisht falënderon të gjitha mediat për përkrahjen dhe përcjelljen e aktiviteteve të shumta që ka organizuar gjatë vitit 2019, derisa edhe më shumë ngjarje do të zhvillohen gjatë vitit të ardhshëm.