Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Njoftim

1 October 2013

Të nderuar, 

Ju njoftojmë se nesër me datën 02.10.2013 në ora 16:00, mbaron afati kalimtarë i ETC Superligës për lojtarët e huaj dhe vendor. Me këtë rast kërkojmë nga ju që sa më parë të bëni paraqitjen/regjistrimin e tyre duke bërë pagesën në shumën e caktuar nga Bordi i FBK si dhe dokumentacionin përcjellës për regjistrim (kontrata, kopja e pasaportës dhe dy fotografi ). Sa i përketë lojtarëve vendor të cilën do të huazohen apo kalojnë nga klubi në klub gjithashtu t'i sjellni dokumentacionet (kontratën, kopjën e pasaportës ose letërnjoftimit valid, dy fotografi, si dhe licencën nga viti i kaluar nëse e posedon lojtari) me pagesën e shumës së caktuar nga Bordi i FBK. 

Njëkohësishtë ju lajmërojmë se të gjithë trajnerët e të gjitha kategorive duhet të paisen me licenca të trajnerëve para fillimit të edicionit 2013/2014. 

Do të tolerohet vetëm java e parë e ETC Superligës e cila do të zhvillohet me datat 05/06.10.2013. 

Licencat mund t’i tërhjekni në zyret e FBK duke e dorëzuar dëshminë mbi pagesën e bërë sipas shumave më poshtë: 



1. Trajnerët e ETC Superligës = 75.00€ 

2. Asistentët e ETC Superligës = 50.00€ 

3. Trajnerët e ETC Liga e Femrave dhe Liga e Parë e Kosovës = 50.00€ 

4. Trajnerët e kategorivë të reja = 40.00€