Në organizim të Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës (FSPK) dhe në mbështetje të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për nder të Ditës së Flamurit në palestrën sportive "DonBosko" u organizua turneu në streetball, ku morën pjesë tri skuadra në konkurrencën e femrave dhe dhjetë në atë të meshkujve.
Organizatorët janë shprehur të kënaqur për mbajtjen e turneut me shpresë se do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku në fjalimin e saj para fillimit të turneut deklaroi se, FBK-ja me kënaqësi ka ndihmuar në këtë turne, derisa do të vazhdojë mbështetjen për FSPK-në në organizimet e ardhshme, e njëra ndër do të jetë edhe riaktivizimi i Ligës së Basketbollit të Punëtorëve Sportivë të Kosovës.
Dushku shtoi se, janë shumë të lumtur që po marrin pjesë në këtë turne me dy ekipe nga FBK-ja (një në konkurrencën e femrave dhe një atë të meshkujve) dhe turne të tillë të ketë edhe më shumë në të ardhmen.
Pikërisht në konkurrencën e femrave, ka triumfuar ekipi i FBK-së, duke fituar dy ndeshjet e zhvilluara, kurse në konkurrencën e meshkujve pas shumë ndeshjeve të zhvilluara ka fituar Banka TEB që në finale ka mundur Meridian, me rezultat 7:6.
Turneu ishte mjaft i suksesshëm, ku mblodhi shumë lojtarë dhe u zhvilluan ndeshjet mjaft interesante.