Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) i ka kompletuar sponsorët e mëdhenj të Kombëtares A në prag të kualifikimeve për Eurobasket 2017.
Pas bankës TEB dhe hotel “Swiss Diamond Prishtina”, FBK ka arritur marrëveshje edhe me kompaninë “Atlantik Group shpk”, përfaqësues i produkteve “Patos Critos”.
Reklama e “Patos Critos” do të jetë e vendosur në fanellat e Kombëtares së Kosovës si në ndeshjet brenda, ashtu edhe jashtë vendit.
Arritja e marrëveshjes me kompaninë “Atlantik Group SH.P.K” është një ndihmesë shumë e madhe për FBK-në në vazhdën e përgatitjeve për kualifikimet për Kampionat Evropian, duke pas parasysh koston e madhe që përbën ky aktivitet në tërësi.
FBK falenderon kompaninë “Atlantik Group shpk” për këtë mbështetje dhe shpreson se bashkëpunimi ndërmjet tyre do të vazhdoj edhe në segmente të tjera, ku të dyja palët i shohin të arsyeshme.