Kampionja e Kosovës në basketboll, Peja ka arritur që të mposht Sigal Prishtinën në ndeshjen e zhvilluar sonte në Karagaç.
Peja ishte duke udhëhequr gjatë gjithë ndeshjes, derisa gjyqtarët pas hudhjes së gjësendeve në fushën e lojës dhe sharjeve nga tifozët kërkuan zbrazjen e sallës.
Kjo ndodhi 5 minuta para fundit të takimit, derisa Peja lëshoi sallën.
Pasi që semafori u lëshua në momentet derisa Peja ishte në zhveshtore, ekipi kampion u rikthye brenda afatit të përcaktuar sipas rregullave dhe propoziconeve të garave, dhe ndeshja vazhdoi.
Peja edhe në pjesën e mbetur të lojës vazhdoi të udhëheq dhe në fund arriti fitore.
Kështu Peja arriti t'ia shkaktojë humbjen e parë Sigal Prishtinës me rezultat 83-78.