Peja ka triumfuar të premten mbrëma kundër Rahovecit me rezultat 118:80 (35:14, 24:21, 31:20, 28:25) në ndeshjen që i ka takuar xhiros së XXVI në Superligën e Kosovës në basketboll.
Prej fillimit të takimit e deri në fund ishin nikoqirët ata që e diktuan ritmin e lojës dhe kështu në fund triumfuan me 38 pikë epërsi.
Më të dalluarit te verdhezinjtë ishin Alban Veseli me 23 pikë, 3 kërcime e 4 asistime, Blend Matoshi me 21 pikë, Arian Qallakaj me 17 pikë e 4 kërcime, Arti Hajdari me 16 pikë, 6 kërcime e 5 asistime, Robert Abramovic me 15 pikë e 3 asistime dhe Leonard Mekaj me 10 pikë, 11 asistime e 2 kërcime.
Në anën tjetër te Rahoveci më efikasit ishin Mustafë Merovci me 18 pikë, Rashan Belinger me 14 pikë, 5 kërcime e 2 asistime, Artin Gashi me 11 pikë, 4 asistime e 3 kërcime, Valon Bunjaku me 10 pikë, 8 asistime e 7 kërcime dhe Ronald Blanchard me 10 pikë e 13 kërcime.