Skuadra e Pejës nuk ka arritur të mposht në ndeshjen vendimtare Balkanin e Botevgradit dhe ka përfunduar aventurën në ligën ballkanike sonte.
Peja është mposhtur si mysafir në Bullgari me rezultat të thellë 96-76. Kampiones aktuale të Kosovës nuk i ndihmuan as 23 pikët e Fred House e as double-double i Teo Simovic prej 16 pikë e 10 kërcimeve për fitore.
Kështu, stinori debutues i Pejës në BIBL ka përfunduar sonte, duke mos arritur të gjejë vend në njërën nga 6 pozitat që çojnë në Play-Off, prej 9 ekipeve pjesëmarrëse.