Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Peja nuk arriti të kualifikohet në finale të Ligës Ballkanike

  • Peja nuk arriti të kualifikohet në finale të Ligës Ballkanike
30 March 2017

Skuadra e Kumanovës rishkroi historinë e klubit, duke arritur në finalen e Sigal-Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL), pasi ka triumfuar ndaj Pejës në shtëpi të vet me rezultat 86:80. 

Verdhezinjtë kanë hyrë në ndeshje me  një avantazh prej   4 pikëve  në duelin e dytë gjysmëfinal, por as kjo  nuk ishte e mjaftueshme.  

Kumanovea do të ballafaqohet Beroe-n e Stara Zagorës së Bullgarisë në dy ndeshjet finale për trofeun e Ligës Ballkanike. 

Peja krijoj një avantazh dyshifror në fillim të pjesës së parë, duke udhëhequr me rezultat 44:37, luajtur mjaft mirë në dy periudhat e para, ku gjatë gjithë kohës e kishin në kontroll lojën dhe ishin në një pozitë të mirë për të fituar ndeshjen. 

Megjithatë, 20 minutat e pjesës së dytë ishin më shumë emocionuese dhe vendimtare. 

Pranë rezultatit 84:80 për Kumanovën gjithçka ishte vendimtare  deri në sekondat e fundit, ku të gjithë menduan se ndeshja po shkonte në vazhdime duke pasur parasysh rezultatin përfundimtar të lojës së parë, 83:79, por në skenë u shfaq Stefan Zivanoviq ku shënoi në 5.2 sekonda për të arritur epërsinë e Kumanovës prej 6 pikëve. 

Peja kishte edhe  një shans të fundit, por gjuajtja e kontestuar e Alban Veselit nuk ishte e  mjaftushme. Në fund vendasit triumfuan dhe kështu e siguruan finalen e madhe në Ligën Ballkanike. 

Kapiteni Marjan Janeski udhëhoqi fituesit me 21 pikë e 6 kërcime, kurse Yonel Brown shtoi 20 pikë, derisa Dimitar Karadjovski  realizoj  11 pikë  dhe Miladin Pekovic e përfundoi duelin me 10 pikë.

Slobodan Miljaniç  realizoj 21 pikë për Pejën, kurse Noah Dahlman shtoi 20 dhe Alban Veseli e përmbylli takimin me 18 pikë.