Peja ka triumfuar ndaj Bashkimit të dielën në ndeshjen e mbetur të xhiros së XIV në Superligën e Kosovës në basketboll.
Takimi i luajtur në “Karagaçi” ka përfunduar me shifrat 62:60 (19:12, 15:16, 7:12, 21:20) në favor të verdhezinjve.
Më të dalluarit te Peja ishin Noah James Dahlman me 22 pikë, 12 kërcime e 4 asistime, Alban Veseli me 14 pikë, 11 kërcime e 2 asistime dhe Leonard Mekaj me 12 pikë, 3 kërcime e 10 asistime.
Në anën tjetër te Bashkimi më efikasit ishin Gazmend Sinani me 20 pikë e 17 kërcime, Kayel Locke me 17 pikë dhe 7 kërcime e 2 asistime.