Basketbollistet e Penzës të shtunën kanë shënuar fitore në përballje me Penti Prishtinën dhe atë me rezultat bindës 86:59 në kuadër të xhiros së VII të Ligës A të Femrave.
Në dy çerekët e parë ndeshja ishte e barabartë, ku herë njëra e herë tjetra skuadër kalonte në epërsi, por më pas prej startit të çerekut të tretë mysafiret dalëngadalë filluan të shkëputen në rezultat, derisa në dhjetëminutëshin e fundit i deklasuan në tërësi nikoqiret ndaj të cilave triumfuan me 27 pikë epërsi.
Duhet theksuar se muaj më parë Penti Prishtina e fitoi Kupën e Kosovës, duke e mposhtur pikërisht në finale Penzën, ndërsa vetëm pak ditë më pas sërish bardhekaltrat arritën të triumfojnë në ballafaqim me pejanet në kuadër të xhiros së II të Ligës A të Femrave, por me fitoren e arritur sot Penza e ka dëshmuar qartë se nuk është dorëzuar për asnjë çast në luftë për titullin e kampionit.