Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Për Todorov-in dhe Pejën ndeshja ndaj Cluj-it debutuese në FIBA Europe Cup

  • Për Todorov-in dhe Pejën ndeshja ndaj Cluj-it debutuese në FIBA Europe Cup
18 October 2016

Për trajnerin e Pejës, Aleksandar Todorov, ashtu edhe si për vetë skuadrën verdhezi ky do të jetë edicioni debutues në njërën prej garave më të forta të FIBA-s, FIBA Europe Cup.

Peja të mërkurën do të debutoj në FIBA Europe Cup me ndeshjen që do ta luaj në Rumani kundër Cluj-it me fillim nga ora 19:30 në kuadër të Grupit G.

Trajneri maqedonas Todorov e ka pasur një start pozitiv me ekipin pejan pasi nga tri ndeshje të zhvilluara deri më tani ka regjistruar po aq fitore.

Peja është e para në Superligën e Kosovës me dy fitore, kurse edhe në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) kanë startuar me fitore, duke e mposhtur Feni Industries nga Maqedonia.

Verdhezinjtë në FIBA Europe Cup janë pjesë e Grupit G së bashku me Cluj-in nga Rumania, Petrolina AEK nga Qipro dhe Gaziantep nga Turqia.

Aleksandar Todorov, trajner i Pejës:

“Kjo do të jetë një ndeshje debutuese si për mua ashtu edhe për Pejën në FIBA Europe Cup. Kundërshtari ynë i parë, ekipi i Cluj-it përveç cilësisë ka edhe buxhet dukshëm më të madh se ne dhe këtë e tregon më së miri fakti se lojtari më i mirë rumun paguhet gjysmë milioni euro për tri vjet. Por ky fakt ne nuk na bënë të dorëzohemi, por duam që në këtë ligë të përfaqësohemi sa më mirë të jetë e mundur, duke filluar nga ballafaqimi i nesërm me Cluj-in”.