Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Ponte Prizreni më i mirë se Lipjani

  • Ponte Prizreni më i mirë se Lipjani
28 November 2019

Ponte Prizreni ka mundur Lipjanin me rezultat 91:78 (24:18, 12:29, 26:19, 29:12) në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja ka nisur me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit në Shqipëri.

Prizreni e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 24:18, por në atë të dytë, mysafirët ishin shumë më të mirë duke e fituar 12:29. Sidoqoftë, Ponte rikthehet në çerekun e tretë për të fituar 26:19, kurse edhe më bindës ishin në periudhën e katërt 29:12, për të fituar në fund me rezultat 91:78.

Ty Nichols ishte më i miri te Ponte Prizreni me 30 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime, kurse te Lipjani dy më të dalluarit ishin Demarcus Stucky me 32 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime dhe Devaughn Jenkins me 25 pikë e 19 kërcime.

Ponte Prizreni ka shtatë fitore dhe pesë humbje, kurse Lipjani ka 12 humbje në 12 ndeshje.