Prej 6 deri më 8 prill në palestrën e sportit të kolegjit “ISP” në lagjen “Marigona Residence” do të organizohet Turneu Ndërkombëtar U-15 në kuadër të projektit të FIBA Evropës, për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF).
Në këtë turne do të marrin pjesë Kosova, Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania me gjeneratën U-15.
Njëherësh ky është aktiviteti i fundit i këtij projekti dyvjeçar, i cili udhëhiqet nga Federata e Basketbollit të Turqisë, kurse implementohet nga federatat e shteteve të lartëpërmendura.
Në kuadër të këtij projekti janë organizuar kampe nacionale, kampe ndërkombëtare, vizita të trajnerëve në Turqi, turne të ndryshëm, dhe
70 fëmijë (djem të lindur në vitin 2002), 12 trajnerë/e, 1 koordinatore nga Kosova kanë qenë pjesë e projektit të FIBA Evropës për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF). Kampe nacionale, kampe ndërkombëtare, turne ndërkombëtar, vizita të trajnerëve në klubet me renome në Turqi, ngritja e kapaciteteve të Federatave kanë qenë aktivitetet që janë organizuar gjatë këtij projekti shumë domethënës për të gjithë pjesëmarrësit e tij.
Tani është radha e përmbylljes së projektit me turneun ndërkombëtar në Prishtinë dhe me evaulimin e tij nga koordinatorët e katër federatave dhe atë të Federatës së Turqisë, e kjo do të ndodh në Prishtinë gjatë zhvillimit të turneut.