Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Priten edhe miqësoret e para ndërkombëtare

  • Priten edhe miqësoret e para ndërkombëtare
30 April 2015

Në margjinat e ndeshjes së dytë finale të Ligës Ballkanike (BIBL) të zhvilluar të mërkurën mbrëma në Samokov të Bullgarisë në mes Rilski Sportist dhe Sigal Prishtinës, drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që ishin të pranishëm në këtë ngjarje prestigjioze zhvilluan takime me zyrtarë të federatave të rajonit dhe me zyrtarë të FIBA-s, ku biseduan për çështje të ndryshme.

Në takimet që kreu i FBK-së, Erolld Belegu realizoi me drejtorin e Përfaqësueseve të Maqedonisë, Ilija Merdzanovski dhe me drejtorin e performancës në Federatën e Basketbollit të Bullgarisë, Hristo Hristov u shqyrtua mundësia e zhvillimit të ndeshjeve miqësore të Përfaqësueseve të reja me këto dy shtete me qëllim të përgatitjes sa më të mirë për Kampionatet Evropiane për grupmoshat e reja.

Konfirmimi i termineve për këto ndeshje miqësore pritet së shpejti.

Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu dhe sekretari i përgjithshëm, Leart Hoxha u takuan edhe me Kosta Iliev, menaxherin në zyrën e FIBA-s për marrëdhënie me federatat kombëtare, i cili i informoi zyrtarët e FBK-së për ndryshimet që po tentohen të bëhen në strukturën e garave evropiane për klube dhe i përgëzoi të gjithë për suksesin e madh të Sigal Prishtinës në Ligën Ballkanike (BIBL).

Një takim tjetër u zhvillua midis anëtarit të Bordit të FBK-së, Arben Fetahut dhe sekretarit të përgjithshëm Leart Hoxha me anëtaren e Komisionit Ligjor të FIBA-s dhe FIBA Evropës, njëherësh sekretaren e përgjithshme të Federatës së Bullgarisë, Eleonora Rangelova. Në këtë takim u diskutua për takimin e ardhshëm të Komisionit Ligjor të FIBA-s dhe u harmonizuan disa qëndrime nëse në rend dite të mbledhjes së këtij komisioni shtrohet edhe çështja e basketbollistëve kosovarë që kanë luajtur për Përfaqësueset e shteteve tjera. Komisioni Ligjor i FIBA-s mbledhjen e radhës e mban në Gjenevë më 23 e 23 maj.