Klubi i basketbollit Pro Bet Prishtina (femrat) më 13 dhe 14 shkurt 2018 do të organizoj turne ndërkombëtar për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Turneu do të organizohet në kuadër të aktiviteteve që pritet të organizohen nga Presidenca për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërsa kjo ngjarje është mbështetur edhe nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport (MKRS), si dhe nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).
Turneu do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndërsa krahas KB Pro Bet Prishtina do të marrin pjesë edhe dy skuadra nga Turqia, Mersin Toroslar Belediye dhe Canik Belediyesi Samsun, si dhe ekipi i Tiranës.